Rajon & Botë

Sulmuesi i stacionit në Bruksel, mbështetës i Shteti Islamik

Zyra e Prokurorit të Shtetit belg, ka njoftuar se sulmuesi i cili mbrëmë u përpoq për të vendosur një bombë në stacionin qendror në Bruksel, ishte një mbështetës i të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Zyrtarët që e kontrolluan shtëpinë e sulmuesit 36 vjeçar, me origjinë nga Maroku, njoftuan se kanë gjetur kimikate dhe materiale që mund të përdoren për të bërë eksplozivë, dhe sipas Prokurorisë bomba mund të jetë punuar në shtëpinë e tij.

Mbrëmë ushtria belge, ka neutralizuar sulmuesin, i cili kishte tentuar që të aktivizojë një eksploziv në stacionin kryesor të Brukselit. Ushtarët para se ta neutralizonin atë, kishin vërjtur të ai një rrip të dyshuar me eksploziv, transmeton KosovaPerss.