Policia gjermane njofton se ka qenë në gjendje ta kapte shoferin e kamionit falë trimërisë së një dëshmitari të rastit, i cili e kishte ndjekur sulmuesin nëpër errësirën e parkut “Tiergarten”, afër marketit të Krishtlindjeve në Breitscheidplatz, pas sulmit.
Policia ka thënë se dëshmitari e kishte thirrur policinë për ta njoftuar për vendndodhjen e shoferit, transmeton Express.
“Ai ka vrapuar pas shoferit, duke mbajtur një distancë, dhe duke folur me policinë në telefon duke u dhënë informata për vendndodhjen e tij,” ka thënë zëdhënësi i policisë, Winfried Wenzel, raporton Die Welt.
Ndjekja ka përfunduar pas dy kilometrave, kur i dyshuari ishte arrestuar nga policia midis parkut.
“Guximi i treguar nga qytetari është inkurajues”, Winfried Wenzel.
Ky qytetar ka dashur të mbetet anonim./Express/