Rajon & Botë

Sulmuesi i Barcelonës arratiset në Francë

Policia e Katalonisë është ende në kërkim të një të dyshuari maroken për sulmet në Barcelonë, për të cilin thotë se mund të jetë arratisur në veri të Francës.
I dyshuari, i identifikuar si Younes Abouyaqoub, 22-vjeçar, është i vetmi pjesëtar që nuk është kapur në rastin e një qelize ekstremiste prej 12 vetave të identifikuar nga policia spanjolle, ka thënë zëdhënësi i policisë Albert Oliva për një radio lokale, transmeton Express.

Policia beson se ploti nuk ka përfshirë persona tjerë, përveç 12 të identifikuarve tashmë, ka theksuar Oliva.

Derisa Abouyaaqoub mbetet në arrati, 11 të tjerët janë arrestuar apo vrarë.

Oliva shtoi se procesi i identifikimit të viktimave në sulmet e Barcelonës është duke përparuar, por se do të marrë më shumë kohë për testimet e ADN-së dhe formaliteteve të nevojshme.

Sot, Spanja është duke mbajtur zi për 14 viktimat e këtyre sulmeve. /Express/