Rajon & Botë

Sulmuesi i armatosur vret 6 persona në dy autobusë në Keni

Të paktën gjashtë persona janë vrarë kur një person i armatosur gjuajti në drejtim të dy autobusëve të premten në Mandera të Kenisë, në kufi me Somalinë.

Komisionari i Mandera Fredrick Shisia ka thënë për Reuters se sulmi ndodhi në 9:30 përderisa autobusët po udhëtonin drejt Mandera nga kryeqyteti Najrobi, përcjell Gazeta Express.

“Deri më tani mund të themi se gjashtë persona janë vrarë,” tha ai./Gazeta Express/