Në fshatin Izbicë, Skenderaj, të martën, një i dyshuar i panjohur gjersa ishte duke drejtuar veturën, në një pikë kontrolli nuk ka përfillur urdhrat për ndalje.
Veç kësaj, ai ka tentuar që me veturë ta godasë njërin nga zyrtarët policorë, njofton kumtesa policore.
I dyshuari është arratisur, ndërsa njësitë policore gjatë hetimit kanë gjetur dhe konfiskuar veturën e braktisur me të cilën i dyshuari kishte kryer veprën, transmeton Koha.net.
Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar.