Aktuale

Sulmon vëllain me thikë

Një person nga Ferizaj e ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/