Aktuale

Sulmon vajzën e vet

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Klinë është arrestuar një femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshja ka sulmuar fizikisht dy femra tjera të cilat kanë pësuar lëndime trupore.

Viktimat kanë pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa, e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ./KP