Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë dhe të dritares i cili posa kishte vërejtur zyrtarët policorë i kishte sulmuar me një shkop druri.
I njëjti ishte në gjendje të dehur i cili është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan./KosovaPress/





















