Aktuale

Sulmon punëtoren shëndetësore

Policia ka arrestuar dje një të dyshuar në Mitrovicë pasi kishte sulmuar një punonjëse të shëndetësisë.

Në raportin e Policisë nuk precizohet se në cilin institucion shëndetësor ka ndodhur rasti, por raportohet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedure të rregullt./KosovaPress/