Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në ku zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.