Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi kishte kanosur dhe ofenduar verbalisht zyrtarët policorë.
Në raportin e Policisë thuhet se i arrestuari kishte kanosur policët pasi ata i kishin shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.
Të dyshuarit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar me 0.6 ‰. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.