Policia e Kosovës ka prangosur një person në Mitrovicë, pasi kishte fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kaluar, raporton të enjten Policia e Kosovës, sipas së cilës gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.