Një person ka therur dy persona tjerë me thikë pas një mosmarrëveshje që kanë pas mes vete i dyshuari dhe viktimat.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të plagosurit me thikë janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe është dërguar në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar me një mjet të mprehtë (thikë), ka therur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në spital dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /FaktePlus