Mediet gjermane kanë raportuar se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me hanxhar në afërsi të Stuttgartit, raporton Indeksonline.
Ngjarja ka ndodhur para një dyqani ku një person ka sulmuar duke e lënë të vrarë një grua, shkruan Bild.
Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar që besohet se ka kryer sulmin në qytetin e vogël të Reutlingenit.
Shumë njerëz në afërsi të incidentit janë larguar në panik.