Aktuale

Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe djalin, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar në stacion policor për gjashtë orë, pastaj rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Kurse, në Lipjan është arrestuar një person tjetër, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/