Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Njëherësh i njëjti ka shkuar tek miku i tij dhe duke tentuar ta sulmojë i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/