Aktuale

Sulmojnë policinë në Obiliq, dy të arrestuar

Dy të dyshuar të komunitetit rom janë arrestuar në Plemetin të Obiliqit, pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.