Një polic gjatë kryerjes së detyrës së tij është sulmuar. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në Prizren.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, polici ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari që ka kryer sulmin ndaj policit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 25.02.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor –viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.