Aktuale

Sulmohet me thikë në Prishtinë

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me mjetë të mprehtë (thikë) viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Siç njofton policia, i njejti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/