Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është thyer dera e Informatave të Qendrës Kulturore të BE’së.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Kral Petri” në Veri të Mitrovicës rreth orës 02:46, ku një qytetarë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë thyer derën e zyrës së BE’së.
“Ankuesja femër K/Serbe raporton se nga persona te panjohura është thyere dera e zyrës Informative e Qendrës së Kulturore të EU-së. Sipas ankueses nga zyra nuk është vjedhur asgjë”, thuhet në raportin e PK’së./GazetaExpress