Imami Tahir Kukaj është sulmuar derisa i dyshuari është arrestuar.
Policia ka arrestuar për krim të urrejtjes një person që sulmoi me një tub në dorë imamim Tahir Kukaj duke thirrur: “Ju myslimanët keni ardhur këtu për të na pushtuar… do të të vras”.
I arrestuari është identifikuar si Angel Mercado, 38 vjeç.
Ai akuzohet se ka hyrë në oborrin e Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare, duke kërcënuar Imamin, mbas orës 23:00.
Xhamia, ka thirrur menjëherë në numrin e telefonit të policisë 911, e cila bëri arrestimin e sulmuesit, që nga emri mendohet se është hispanik.
Policia po heton edhe dy krime të tjera të raportuar më parë me shkas shprehje të urrejtjes kundrejt institucioneve fetare në Staten Island, atë në First Central Baptist Church dhe Memorial Episcopal Kisha e Shën Palit, si në Stapleton, të cilat janë goditur me koktej molotovi në dy incidente të veçanta më parë këtë muaj. /ylliriapress/