Aktuale

Sulmohet një roje e pyllit në Kolovicë

Një person është sulmuar fizikisht nga disa persona në Kolovicë të Prishtinës, njofton Policia,

Viktima sipas PK-së është roje e pyllit, ku ka raportuar se derisa ishte në inspektim me dy kolegë është sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët ishin duke transportuar dru me një traktor.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme./KosovaPress/