Të enjten rreth orës 14:00 në rrugën “Agim Qela” në Prishtinë është sulmuar fizikisht një femër derisa ishte duke shkuar në vendin e saj të punës.
Siç njofton Policia e Kosovës, ajo është sulmuar nga një femër e cila më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.