Një person në Manhatan të ShBA-vë e ka sulmuar një grua myslimane përderisa ajo po ecte në rrugë, njofton policia e Nju Jorkut.
Myslimania, e cila po qëndronte në një hotel në Manhatan, ishte duke u kthyer nga një vizitë kur kishte ndier të nxehtë në krah, ka thënë për BBC një zyrtar policor, transmeton Express.
Dhe kur kishte kthyer kokë pas për të shikuar se çfarë po ndodhte, kishte parë krahun në flakë dhe një burrë me një shkrepës.
Ajo ka qenë në gjendje ta shuajë zjarrin me duar dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Sulmi ka ndodhur gjatë kësaj fundjave, ndërsa policia është duke e hetuar atë si rast të mundshëm të krimit të urrejtjes./Express/