Aktuale

Sulmohet fizikisht vëllai i Ramiz Lladrovcit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Drenicës. Persona deri tash të panjohur dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht, Emri Lladrovcin, vëllanë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gradicë. Magazina.al merr vesh se ky incident nuk ka pasur të bëjë diçka me fushatën apo zgjedhjet që janë në prag.

Ndryshe Emriu ka qenë ushtar i UÇK-së. Ai ka qenë pjesë e njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari”.