Aktuale

Sulmohet fizikisht pylltari në Lipjan

Një pylltar nga Lipjani ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke kryer detyrën e tij kishte vërejtur tre të dyshuar duke prerë drunj në mënyrë ilegale.

Të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.