Aktuale

Sulmohet fizikisht një femër në Prishtinë

Dhuna ndaj gjinisë femërore vazhdon. Në raportin 24 orë, Policia e Kosovës njofton se një femër është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi, viktima femër ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, sulmuesi pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.