Rajon & Botë

Sulmohet me bombë dhe breshëri armësh Ambasada irakiane në Kabul

Një makinë bombë ka shpërthyer para Ambasadës irakiane në Kabul, njoftuan zyrtarët në kryeqytetin afgan.
Sapo bomba shpërtheu jashtë ambasadës, disa persona të armatosur u përpoqën të hynin në ndërtesë.

Një zëdhënës i policisë tha se forcat e sigurisë ishin në vendin e ngjarjes dhe se janë përleshur me armë zjarri me sulmuesit.Dëshmitarët raportuan se po dëgjonin një shpërthim të zhurmshëm të pasuar nga breshëri të shtënash. Numri i viktimave ende nuk dihet.