Aktuale

Sulmohet me armë patrulla e Policisë

Përderisa njësiti policor kufitar ishte në lëvizje me veturën zyrtare, në fshatin Banjë të Zubin Potokut, është sulmuar me armë zjarri nga të dyshuar të panjohur.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme./KosovaPress/