Gjatë ditës së djeshme në lagjen ‘Çamëria’ në Kamenicë një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sulmi ka ndodhur pasi sulmuesit i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik.
Zyrtarët policorë dhe sulmuesi janë dërguar për tretman mjekësor në QMF-Kamenicë, ndërsa ky i fundit pas tretmanit me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/