Aktuale

Sulmohen zyrat e Vetëvendosjes në Pejë

Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë janë sulmuar, përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.

Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyrave janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi, thuhet në njoftimin e kësaj partie në Facebook.

Vetëvendosje u bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast sa më parë.

“Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër Kosovë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve. Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.