Tre punëtorë të pylltarisë, të cilët ishin në detyrë zyrtare janë sulmuar nga dy të dyshuar në fshatin Goshicë të Vitisë. Të njëjtit më pas kanë dëmtuar edhe veturën zyrtare.
Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/