Të martën në Pejë, në ora 19 e 30, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë zyrtare.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Pasi që i dyshuari ishte në gjendje të dehur, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim të këtij institucioni.