Aktuale

Sulmohen punëtorët e KEDS-it

Policia njofton se dje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, dy të dyshuar , të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e KEDS-it, të cilët kanë qenë duke ekzekutuar një urdhëresë për shkyçje të energjisë elektrike.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.