Aktuale

Sulmohen me gurë zyret e Vetëvendosjes

Zyret e Vetëvendosjes në Kamenicë u sulmuan me gurë gjatë ditës së sotme.

Nga ky sulm përveç dëmeve materiale nuk është lënduar askush. Policia po merret me rastin dhe deri më tani nuk është arrestuar askush.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani nga Policia e Kosovës. Ai tha se në Kamenicë është raportuar një rast dëmtim i pronës.

“Ka ndodhë një dëmtim i pronës janë dëmtu disa xhama dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, tha Hashani.

Mësohet se në kohën kur ka ndodhur ky sulm nuk ka qenë askush në zyrë./ Express