Aktuale

Sulmohen edhe sot autobusët në Prishtinë

Edhe sot është gjuajtur me vezë një autobus i ‘Trafikut Urban’ në Prishtinë.

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që të mos dëmtohen autobusët. Madje në një postim në “facebook” ai ka thënë se policia është në patrullim dhe për çdo rast do të lajmërohet.

“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Ahmeti.

Autobusët e Trafikut Urban, janë gjuajtur edhe mbrëmë, kur po festohej “Halloween” që ndryshe njihet edhe si “Nata e Shtrigave”. Autobusi i trafikut derisa ishte duke lëvizës gjatë orëve të mbrëmjes, i janë thyer xhamat.