Aktuale

Sulmohen dy policë në Vushtrri

Dy policë janë sulmuar dje në Vushtrri derisa kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Për këtë më pas janë arrestuar dy personat të cilët nuk përfillën urdhrat e Policisë.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur që dy zyrtarët policorë dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Vushtrri 25.07.2019-09:19. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli, duke mos i përfillur urdhëratë i kanë sulmuar zyrtarët policor. Tretman mjekësor kanë pranuar dy të dyshuarit dhe dy zyrtarët policorë”, njofton Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të këtij institucioni bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky rast është duke u hetuar, kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.