Rajon & Botë

Sulmi seksual transmetohet ‘live’ në Facebook

Sulmi i pretenduar seksual i një vajze 15-vjeçare nga pesë apo gjashtë meshkuj u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, sipas policisë në Chicago.

Rreth 40 persona u tha se kanë qenë  duke e shikuar ngjarjen në Facebook, por askush nuk raportoi për incidentin në polici, shkruan BBC.

Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet  janë informuar nga nëna e vajzës, e cila e kishte lajmëruar kreun e policisë rreth rastit.

Detektivët kanë marrë në pyetje disa  persona, por nuk është raportuar për arrestime.

Vajza ishte zhdukur për një ditë nga shtëpia, dhe tani është ribashkuar me familjen e saj.

Videoja ndërkaq,  është hequr nga rrjeti social Facebook,  transmeton KosovaPress.