Rajon & Botë

Sulmi në Turqi: 3 policë të vrarë, arrestohen 8 të dyshuar

Një shpërthim, i cili besohet se është shkaktuar nga një kamikaz, ka lënë të vdekur tre oficerë të policisë turke, në qytetin jugor të Turqisë, Gaziantep.

Sulmi ka ndodhur sot në mëngjes gjersa policia po bastiste një shtëpi sekrete të Shtetit Islamik (ISIS), transmeton Express.

Policia ka ndjekur një automjet që mendohej se po dërgonte eksplozivë në atë shtëpi, ku shtatë apo tetë shtetas sirianë ishin duke u fshehur, si dhe e ka bastisur shtëpinë, thonë burimet e sigurisë.

Njëri nga sulmuesit është arrestuar, kurse tjetri e ka hedhur veten në erë./Express/