Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia franceze, lidhur me sulmin e ndodhur në Nicë të Francës pak ditë më parë.
Ata akuzohen se i kanë dhënë armën vrasësit në Nicë të Francës. Lajmi raportohet nga “Itele.fr”, ku thuhet se çifti shqiptar i arrestuar mëngjesin e sotëm, kanë ndihmuar atentatorin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili drejtonte kamionin e bardhë, prej nga u shkaktua masakra me 84 të vrarë.
Numri i të dyshuarve që deri më tani janë vënë në pranga ka shkuar në shtatë.
ISIS ka marrë përsipër sulmin, ndërsa Bouhlel e ka quajtur “ushtar” që ka vepruar për llogari të sajën.
Megjithatë sipas autoriteteve franceze, i dyshuari, i cili mbeti i vrarë natën e kasaphanës në Francë, nuk ka pasur lidhje të njohura me terroristët, megjithëse nuk përjashtohet kjo pistë.