Rajon & Botë

Sulmi në Londër, 7 të arrestuar

Shtatë persona janë arrestuar nga policia britanike në lidhje me sulmin tronditës të një dite më parë në Londër.

Me qindra detektivë kanë punuar përgjatë gjithë natës e kanë kontrolluar të paktën 6 banesa.

Hetimet janë përqendruar në zonën e Birmingemit, ndërsa verifikimet vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Zyrtarë të lartë të policisë pohuan se bindja e tyre është që atentatori ka vepruar i vetëm, i frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar.

Megjithatë, sërish po kontrollojnë për bashkëpunëtorë të mundshëm.