Mediat turke po raportojnë se në sulmin që u bë në afërsi të ndërtesës së gjykatës në Izmir, pos dy sulmuesve të vrarë, u vranë një gjykatës dhe një polic, transmeton Gazeta Express.
Numri i të plagosurve ka arritur në 10 persona, derisa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë PKK, organizata kurdë e shpallur terroriste nga Turqia.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të ndërtesës së Gjykatës në Izmir të Turqisë, që besohet se është kryer nga një makinë bombë.