Në një bankë në qytetin Waldshut, mediat raportojnë se ka pasur të shtëna dhe se gjendet ende një person i armatosur brenda ndërtesës së bankës. Bild thotë se dy punëtorë të bankës janë ende brenda ndërtesës.
Sipas medias gjermane Bild, forca të mëdha policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Të pranishëm janë edhe snajperistat, transmeton Gazeta Express.
Është raportuar se dy punëtorë të bankës janë ende brenda, derisa thuhet se sulmuesi ende nuk ka dalë jashtë ndërtesës.