Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas sulmit në shtëpinë e Murat Mehës, duke thënë se është një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë.
Sipas Veselit, hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Meha përbën një akt të dënueshëm dhe akte të tilla të rënda, që në kundërshtim edhe me moralin e popullit tonë, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes, duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuara.
Ai nëpërmjet një deklarate ka thënë se qytetarët tanë duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit./KosovaPress/