Rajon & Botë

Sulmi në Edmonton: Një refugjat somalez arrestohet për terrorizëm

Një refugjat i lindur në Somali është arrestuar në lidhje me sulmet në Edmonton të Albertas, ku si pasojë pesë persona u plagosën, thonë zyrtarët e huaj.

30 vjeçari ende i paidentifikuar dyshohet për therrje me thikë ndaj një polici dhe plagosjen e katër këmbësorëve.

Zyrtari po kontrollonte trafikun në një lojë të Ligës Kanadeze të Futbollit, kur ai u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë dhe më pas u sulmua me thikë.

Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”.

Zyrtarët e Edmontonit thonë se i dyshuari mund të përballet me akuza të terrorizmit dhe akuzave për vrasje. Ata shtojnë se ai kishte qenë i njohur për policinë për ideologji ekstremiste.

Sipas transmetuesve CBC dhe CTV, u gjet një flamur që i përket shtetit të ashtuquajtur Islamik brenda automjetit që goditi policin.