Rajon & Botë

Sulmi në Dortmund, një irakian i arrestuar për lidhje me ISIS-in

Prokurorët gjermanë thonë se deri tani nuk kanë prova që lidhin person e arrestuar për sulmin me bombë ndaj autobusit të ekipit Borussia Dortmund.

Megjithatë, ata kanë kërkuar për të mbajtur në paraburgim 26 vjeçarin me kombësi irakiane i arrestuar më parë.

Personi I identifikuar vetëm si Abdul Beset A është I dyshuar për anëtarësimin në një degë  të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Tri pajisje shpërthyen të martën kur futbollistët e Borussia Dortmund po udhëtonin për një ndeshje kundër Monakos.

Spanjolli Marc Bartra iu nënshtrua një operacioni pasi kishte thyer një kockë në dorën e tij. Nuk ka lojtarë të tjerë të lënduar,.

I Dyshuari është akuzuar se ka udhëhequr një njësi komande në Irak në vitin 2014, për rrëmbim dhe planifikim të vrasjeve, shkruan BBC.

Prokurorët gjermanë thonë se ai udhëtoi për në Turqi, dhe më pas në Gjermani në fillim të vitit 2016, duke ruajtur kontaktet me xhihadistët  e ISIS-it.

Ai pritet të paraqitet në gjykatë të enjten, dhe pritet të arrestohet zyrtarisht në lidhje me sulmin e autobusit.

Një 28-vjeçar gjerman është gjithashtu në dyshim, por nuk është arrestuar./KosovaPress/