Një ditë më parë mediat greke nisën një sulm të ashpër ndaj Ministres së Mbrojtjes Mmi Kodheli ku thanë se ajo ka qenë striptiste në një lokal nate në Greqi.
Mes reagimeve, ka qenë edhe ai i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla e cila përmes një statusi në Facebook, mbështet Kodhelin duke thënë se përballë shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë, ajo zgjedh të bërtasë fort, “Mimi je modeli ynë”.
“Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj ne politike.Sa shume flitet e debatohet. Po per grate qe jane ne politike? Flitet po aq shume. Por paradoksisht, edhe me gjuhen e shpifjes, denigrimit dhe poshtersise. Dikush neveritet, dikush perpiqet te nxjerre ndonje perfitim, dikush zgjedh te heshte. Une sot bertas fort: Mimi je modeli yne!” shkruan Nikolla.





















