Rajon & Botë

Sulmi i Barcelonës: Celula terroriste kishte 120 bombola gazi

Celula terroriste që kreu dy sulme në Spanjë këtë javë kishte mbledhur 120 bombola të gazit dhe po planifikonte t’i përdorte ato në sulmet me automjete, thonë policia spanjolle.

Ato u gjetën në një shtëpi, që thuhet të përdoret nga celula , që shpërtheu në qytetin e Alcanar të mërkurën mbrëma.

Policia ende është në kërkim të shoferit të furgonit që goditi dhjetëra njerëz në Las Ramblas të Barcelonës, duke vrarë 13 persona.

Të dielën u mbajtën homazhe në Barcelonë për nder të viktimave.

Përveç 13 të vrarëve të enjten pasdite në Las Ramblas, një grua vdiq në një sulm të dytë me automjet mëngjesin e hershëm të së premtes në qytetin e Cambrils, transmeton KosovaPress.

Pesë xhihadistë të dyshuar u vranë nga policia në sulmin e dytë.

Autoritetet katalanase ka konfirmuar se një australian shtatëvjeçar, Julian Cadman, ishte mes të vrarëve në Barcelonë.

Ai ishte shpallur i zhdukur që kur u nda nga nëna e tij e plagosur gjatë sulmit, dhe familja e tij kishte bërë apele për të lajmëruar për vendndodhjen e tij.