Aktuale

Sulmi me armë në SHBA, profesori u hodh para studentëve për t’i mbrojtur

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur SHBA-në ku një 19-vjeçar, Nikolas Cruz, ka vrarë 17 persona në një shkollë.

Profesori i fizkulturës në momentin që agresori ka filluar që të qëllojë me armë në drejtim të studentëve është hedhur para tyre për t’i mbrojtur.

Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Nikolas Cruz është arrestuar nga policia.

Ndaj ketij sulmi ka reaguar edhe Presidenti amerikan Donald Trump , i cili u informua në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me incidentin, disa orë pas incidentit bëri një postim në Twitter.

“Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump, transmeton Gazeta KNN.