Rajon & Botë

Sulmet nga Irani, kaq ushtarë amerikanë gjinden aktualisht në territorin e Irakut

Irani sulmoi mbrëmë me raketa dy baza të ushtrisë amerikane në Irak.

Sulmi nga Irani erdhi si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Qaseem Soleimani nga SHBA-të, person ky që SHBA-të e cilësonin si tejet të rrezikshëm, dhe i cili kishte orkestruar sulmet ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, transmeton lajmi.net.

Por sa ushtarë amerikanë gjinden aktualisht në Irak?

Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku filloi në vitin 2007 me përfundimin e luftës atje.

Në nëntor të vitit 2017 ky numër ishte 170 mijë e 300 pjesëtarë aktiv. Tërheqja e trupave nga atje, ishte vazhdimësi dhe rrjedhojë e bindjes edhe të qytetarëve amerikanë të cilët mendonin se lufta në Irak ishte një gabim i SHBA-ve.

Ish-presidenti amerikan, George Bush në 2008-tën nënshkruajti një marrëveshje me Qeverinë irakiane, në të cilën caktohej 31  dhjetori i 2011-tës si afat i fundit për tërheqjen e trupave amerikane.

Largimi i trupave amerikane ndodhi, mirëpo një numër u rikthye me avancimin e ISIS-it në territorin e Irakut dhe në Siri, nga ku SHBA-të intervenuan përsëri.

Në janar të 2019-tës, sekretari i shtetit, Mike Pompeo kufizoi numrin e ushtarëve amerikanë në Irak, në 5 mijë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN